Takimi Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve, do të mbahet me 17 shtator. Takimi është konfirmuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga Serbia, për Radio Evropa e Lirë. Sipas tyre, ka pasur tentime prej të dyja palëve që të ndërhyjnë në agjendën e përgatitur për takime, dhe se nëse takimi trepalësh do të dështojëk, atëherë fajin do ta kenë të dyja palët.