Kosova dhe Serbia janë të obliguara do të nisin shumë shpejt zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Ka qënë ky paralajmërimi i Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vucic. Duke folur nga Brukseli, Stano ka thënë se institucionet e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e liderëve të BE-së, në ditët në vijim do të ndërmarrin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me Kosovën dhe Serbinë.