Kosova dhe Serbia kanë hedhur hapin e parë pas shumë kohësh duke u pajtuar që të vënë në punë komisionin e përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas rundit të dialogut me Bogradin të zhvilluar në Bruksel, tha se tani mbetet që javët e ardhshme të takohen "zëvendësit dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e komisionit të përbashkët". “Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin apo zbatimin e Marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të kryeministrit [të Kosovës, Albin] Kurti dhe presidentit [të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq.