Në takimin tre palësh të zhvilluar në Bruksel, mes shefit të delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi atij të Serbisë, Petar Petkoviç dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak palët ranë dakord për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur. Marrëveshje kjo e arritur në 2023 në kuadër të dialogut mes dy vendeve.