Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë përuruar pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit- Bllacë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të shtetasve mes dy vendeve fqinje. Kjo iniciativë parashikon heqjen e ndalesave të dyfishta dhe zëvendësimin e tyre me një kontroll të vetëm në hyrje të shtetit pritës.