Top News – Kosova e ka të keqen nga ‘miqtë’/ Bislimi-problem për vizat, disa shtete që na njohin
02/06/2021 13:57

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se problem për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën nuk janë pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, por disa shtete që e kanë njohur Kosovën e që, sipas tij, nuk janë të kënaqura me luftën që ka bërë Kosova kundër krimit dhe korrupsionit. “Problem pak më të madh duket se ka Ministria e Punëve të Brendshme e Francës dhe ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka nisur kontaktet me homologët në Francë, për të dëshmuar që ka seriozitet në luftën kundër korrupsionit”, tha Bislimi. “Një nga vendet që është thënë se ka vërejtje, është edhe Holanda. Po ashtu, MPJ e Kosovës është në kontakt me ta, që t’i bindë se Kosova i ka realizuar obligimet e marra. Jo zyrtarisht është thënë se brenga të tilla ka edhe Belgjika, ndonëse kryeministri i Belgjikës zyrtarisht ka deklaruar se do ta përkrahë Kosovën në liberalizimin e vizave”, tha Bislimi përpara Komisionit për Integrimim Evropian. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda. Pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, janë: Greqia, Rumania, Qiproja, Spanja dhe Sllovakia.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17