Duket se Kosova mund të ketë një zgjidhje të krizës aktuale parlamentare, ndonëse ende asgjë nuk është zyrtarizuar, e kjo në pritje të fundjavës. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një konferencë për mediet tha se ka një ofertë konkrete për kreun e Nismës, Fatmir Limaj, por do të jetë fundjava ajo kur mund të mësohet nëse do ketë një zhbllokim nga kjo krizë.