Pasi njohën zgjedhjet e pjesshme lokale te 23 prillit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi të enjten se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës. Kërkesa erdhi gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. “Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.