Vetëm pak ditë pasi mori miratimin për liberalizimin e vizave me zonën Shengen, Kosova merr një tjetër lajm të mirë, pasi ka kaluar me sukses fazën e parë të Anëtarësimit në Këshillin e Europës. Menjëherë pas lajmit, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili konfirmoi se Kosova mori mbështetjen e 2/3-ave të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare.