Kosova e ka lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të lobimit për njohje të reja pasi sipas zëvëndëskryeministrit, Besnik Bislimi, moratoriumi në bazë të marrëveshjes së Uashingtonit ka qenë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe jo sa i takon angazhimit për njohje. “Moratoriumi ka pasur mandat 1 vjeçar dhe afati ka përfunduar më 4 shtator”, tha Bislimi në një konferencë për media të enjten në Prishtinë.