Një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në Manastirin e Banjskës. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, thotë se nuk ka marrë ende përgjigje zyrtare nga dioqeza Rashkë-Prizren ndërsa shton se do të insistohet për të kryer detyrat ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Manastiri i Banjskës shfrytëzua nga grupi i terroristëve serbë për t’u strehuar, pasi sulmoi Policinë e Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit, kur edhe humbi jetën Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy policë të tjerë.