Ministria e Drejtësisë në Kosovë prezantoi projektligjin për ngritjen e burosë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ministrja Albulena Haxhiu tha në një konferencë për shtyp se projektligji i ri reflekton vërejtjejt e vendimit të korrikut të Gjykatës Kushtetuese, që e rrëzoi variantin fillestar të ligjit.