Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka ngritur alarmin mungesën e fuqisë punëtore dhe pasojat e rënda që kjo ka sjellë për bizneset. Rafuna thotë se viteve të fundit bizneset janë përballur me vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë, luftës në Ukrainë dhe inflacionit.