Zjarret në Kosovë vijonë të përhapen në zona të ndryshme, ndërsa situata më serioze është në Bjeshkët e Rugovës. Përmes një njoftimi për media, ministria e Punëve të Brendshme, u shpreh se prej 7 ditësh Kosova po përballet me situatën e rrezikshme të krijuar nga zjarret, të cilat janë ndezur për shkak të temperaturave shumë të larta. Aktualisht, zona më e rrezikuar nga flakët është Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.