Kosova dhe Serbia do t’i rikthehet tryezës së negociatave për normalizimin e marrëdhënieve, teksa ka qenë zëdhënësi I Bashkimit Europian, Peter Stano ai që ka njoftuar për raundin e radhës të bisedimeve. Do të jetë një takim në nivel kryenegociatorësh të cilët janë thirrur nga përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe do të mbahet në Bruksel të martën e 19 marsit, teksa çshtja kryesore për t’u diskutuar, pritet të jetë ajo e vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb.