Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petak Petkoviç, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, kanë nisur një takim trepalësh në Bruksel. Ky takim, sipas ‘Radio Europa e Lirë’ vjen në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.