Kosova dhe Maqedonia e Veriut rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta, për sa i përket pandemisë së koronavirusit. Burime të besueshme thonë se Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve, në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.