Kosova ka dënuar me burg politikani serb Ivan Todosijevic për mohimin e masakrës së Reçakut. Lajmi u konfirmua fillimisht nga Lista Serbe, tha se Gjykata e Apelit në Prishtinë ia ka dorëzuar vendimin Todosijevic, duke e dënuar me një vit burgim. Lista Serbe tha se e sheh këtë aktgjykim si mesazh të Qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se pjesëtarët e komunitetit serb “nuk kanë vend në Kosovë”.