Rrjeti social TikTok, nuk do të mund të përdoret më në institucionete publike të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e 211-të të qeverisë Kurti, me pretendimin se përdorimi I këtij rrjeti social në insitucionet publike, shton rrezikun e sulmeve kibernetike. Për të eleminuar këto rreziqe, të gjitha institucionet obligohen që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e TikTokut. Një shpjegim për këtë e dha për mediet edhe zëvendëministri për Administratën Publike, Bardhyl Dobra.