Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, që do të mblidhet këtë javë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Qeveria e Kosovës. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, zëvendësministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Kreshnik Ahmeti thotë se mospërfshirja e kësaj çështje është bllokuar nga disa vende të anëtare të Këshillit të Europës, që kushtëzojnë anëtarësimin me formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.