Shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në një ushtri të mirëfilltë do të përshpejtohet përgjatë vitit të ardhshëm. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci radhët e FSK-së do të shtohen me 600 rekrutë të rinj, ndërsa do të shtohen edhe pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë. Plani është që në fund të vitit të ardhshëm FSK të numërojë 4 mijë anëtarë aktivë, ndërsa plani i zgjerimit të saj drejt tranzicionit të plotë si ushtri është në 5 mijë të tillë.