Ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, kur qytetarët pritet të votojnë nëpër qendrat e tyre të votimit. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka shpallur kohëzgjatjen zyrtare të fushatës.