Pas liberalizimit të vizave, Kosova ka marrë të hënën një tjetër lajm të mirë, pasi ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se komiteti i ministrave të shteteve anëtare, i dha mbështetje aplikimit të Kosovës me mbi dy të tretat e votave të nevojshme “Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare ka përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”, ka deklaruar Kurti.