Sipas qeverisë së Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj. Deklarata është bërë nga Këshilltari Politik i kryeministrit Albin Kurti, në një intervistë për Kosovapress. Sipas Jeton Zulfajt, lobimi agresiv i Beogradit zyrtar kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe letra e Brnabiç drejtuar Brukselit, e pamundësojnë implementimin e marrëveshjes.