Brenda muajit nëntor, Shqipëria pritet të çelë edhe grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian. Kështu deklaroi komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, e cila veçoi ndër të tjera edhe përkrahjen që integrimi në unionin europian ka mes qytetarëve shqiptarë.