Shqipëria do të festojë këtë vjeshtë hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian. Kështu deklaroi komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos gjatë samitit që mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup për të folur për planin e rritjes. Dublim Marta Kos: “Shqipëria, i dashur Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj në gjashtë muajt e fundit. Ju faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi në gjendje t’i hapim të gjithë grupkapitujt këtë vit, dhe siç ju thashë dje, mezi pres të festojmë hapjen e klasterit të fundit në vjeshtë.” Duke u ndalur tek agjenda e reformave që secila prej shteteve të Ballkanit duhet të përmbushë për të përfituar nga fondet e unionit europian, Marta Kos deklaroi se brenda këtyre dy javëve shtetet duhet të raportojnë për progresin e bërë.