Apeli i GJKKO ka shpallur fajtore Laura Shteton, Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, dhe e ka dënuar me 1 vit heqje lirie, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar është caktuar përfundimisht 8 muaj burg për të. Ajo akuzohet për kryerjen e korrupsionit aktiv me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.