Shumica e të rinjve shqiptarë shfaqen indiferentë ndaj politikës vendase, nuk kanë njohuri dhe nuk duan të angazhohen në të. Kështu tregon studimi i fondacionit ‘Friedrich Ebert’, ku 53.6 për qind e të anketuarve thonë se nuk kanë interes për zhvillimet politike në vend, dhe vetëm 5.6 për qind rezultojnë se kanë njohuri.