9 dhjetori shënon ditën ndërkombëtare të anti korrupsionit. Në këtë ditë Ulsi Manja ministri i drejtësisë njëkohësisht dhe Koordinator Kombëtar kundër korrupsionit, ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, në lidhjen me këtë betejë që sipas tij ka secili në këtë luftë. Përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar shqiptarëve, Manja shkruan se ata që kanë lidhje me korrupsionin nuk janë atdhetarë, edhe pse mund të hiqen si të tillë duke ulëritur në stadiume apo duke bërë shqiponjën me dy duar.