Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku ndodhen prej disa ditësh në një vizitë në Berlin, aty ku kanë zhvilluar takime me zyrtarë, si edhe kanë marrë pjesë në dy seanca dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Për të Drejtat e Njeriut në Bundestag. ‘Fokusi i interesit dhe i pyetjeve të deputetëve të Bundestagut ishin çështje themelore, si shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, pengimi i drejtësisë në rastin e Belinda Ballukut, si edhe zhvillimi ekonomik i vendit’-shkruan kreu i grupit Gazment Bardhi referuar diskutimeve në Komisionin Europian.