Rama: “Patjetër që ata që kapen duke bërë korrupsion, duhen dënuar. Kjo nuk e çliron një vend nga korrupsioni.” Në vlerësimin e kryeministrit Edi Rama, korrupsioni në Shqipëri është më shumë i perceptuar sesa i jetuar. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, shefi i ekzekutivit tha se dosjet e SPAK i përkasin kryesisht mandateve të para të qeverisjes së tij, çka tregon se korrupsioni ka ardhur në rënie.