Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Valter Begajt për heqjen e sekuestros së kompanisë “DAMM” shpk. Vendimi u mor këtë të mërkurë nga togat e zeza, ndërkohë që shkalla e parë pritej të shqyrtonte një tjetër kërkesë të Begajt, atë të zbutjes së masës së sigurisë, por seanca u shty në një tjetër datë, për shkak të mungesës së prokurorit.