GJKKO ka dënuar me 3 vite heqje lirie ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vite burg. Alla akuzohohet për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit të dokumenteve. Ish nënkryetarja e Bashkisë Enkelejda Lleshit, Rubin Kola, Arsen Gjoka e Kujtim Zogu, Leonard Daci dhe Dali Gazidedja janë liruar me kusht. Sakaq Erion Isaku dënohet me 2 vite burg, Rasim Daci me 1 vit e 8 muaj burg dhe me 1 vit e 4 muaj burg Aqif Konesha.