Shtrenjtimi i jetesës, papunësia dhe korrupsioni renditen ndër tre problemet më shqetësuese të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sondazhi i zhvilluar gjatë muajit shkurt nga Instituti Ndërkombëtar Republikan tregon se 22 për qind e qytetarëve të anketuar në Shqipëri mendojnë se kostot e jetesës janë problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi i tyre.