I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se korrupsioni në Ballkan është një problem i madh në këtë rajon. Ai ka theksuar se SHBA kërkon që të shohë rrugën europiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.