Top News/ Korrupsion në ‘majë’ të Kremlinit / Arrestohet zyrtari i lartë i mbrojtjes, mori ryshfet
23/05/2024 11:54

Rusia ka arrestuar nënkryetarin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjeneral-lejtnant Vadim Shamarin, nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftuan mediat ruse të enjten. Ky është arrestimi i katërt i një figure të lartë të mbrojtjes në harkun kohor të një muaji, duke filluar nga 23 prilli kur zëvendësministri i Mbrojtjes Timur Ivanov u vu në paraburgim për dyshime për marrje ryshfeti. Që atëherë, gjeneral-lejtnant Yuri Kuznetsov, kreu i personelit në ministrinë e mbrojtjes dhe gjeneral-majori Ivan Popov, ish-komandanti i ushtrisë, janë arrestuar gjithashtu. Skandali është më i madhi që ka goditur qeverinë ruse në vite. Arrestimet sinjalizojnë një përpjekje të madhe për të zhdukur korrupsionin rreth dhënies së kontratave fitimprurëse ushtarake. Tre persona të tjerë janë arrestuar gjithashtu - një mik i Ivanovit, një bos në një kompani ndërtimi që pretendohet se ka paguar ryshfet dhe ish-drejtues të disa kompanive në varësi të ministrisë së mbrojtjes. Shamarin është zëvendës i Valery Gerasimov, kreu i shtabit të përgjithshëm. Gerasimov nuk është akuzuar për ndonjë shkelje, megjithëse shpeshherë është përballur me kritika të ashpra për performancën e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin këtë muaj largoi Sergei Shoigu nga posti i ministrit të mbrojtjes, duke e zëvendësuar atë me ekonomistin Andrei Belousov, ish-zëvendës kryeministër.

Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18