Ministri i mbrojtjes Pirro Vengu iu bashkua gjithashtu Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në një postim në Facebook, ai ndau disa foto nga takimet, ndërsa theksoi se ndau qëndrimin e qeverisë shqiptare për mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Europë të sigurt dhe të fortë.