Përçarja mes deputetëve të Partisë Demokratike, atyre që tashmë janë bashkuar rreth ish-kryeministrit Sali Berisha si mbështetës të Gazment Bardhit dhe deputetëve të mbetur pranë Lulzim Bashës, sa vjen e bëhet më e fortë. Pas qëndrimit publik të deputeti Arbi Agalliu, i cili del publikisht kundër aksionit të kolegëve demokratë të kësaj të enjtje, ku u bllokua Kuvendi dhe dështoi seanca parlamentare, ka reaguar edhe deputeti Saimir Korreshi. Ky i fundit e konsideron qëndrimin e Agalliut, si një qëndrim të zëdhënëses së kryeministrit Edi Rama.