Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, njoftoi të hënën se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit nëntë persona. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 410. Ndërkohë, nga testimi i 449 mostrave, pozitivë në koronavirus janë konfirmuar 129 raste të reja, cka e con numrin e përgjithshëm të të infektuave në 11.545.