Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar masat e marra për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit COVID-19 në Portin e Durrësit. Manastirliu ka deklaruar se duhet të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare.