Irani i ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka ndërmarrë një varg masash, për të luftuar shpërthimin e koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki, tha në një konferencë për media se të gjitha shkollat dhe universitetet do të mbeten të mbyllura deri më 20 mars. Ai po ashtu njoftoi për ngritjen e pikave të kontrollit, për të kufizuar udhëtimet midis qyteteve të mëdha.