Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë programin e saj raketor, teksa një ditë më parë lëshoi me sukses raketën balistike ndërkontinentale Hwasong-18. Kjo është bërë e ditur nga faqja shtetërore e lajmeve në Phenian, KCNA . Zyrtarët e Koresë së Veriut e cilësojnë lëshimin e raketës si një përgjigje ndaj veprimeve të avionëve zbulues të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.