Koreja e Veriut ka filluar të dërgojë artileri në Rusi për ta mbështetur atë në luftën në Ukrainë, raportoi CBS Neës më 5 tetor, duke cituar një zyrtar amerikan. Dërgesat duket se janë rezultat i takimit midis diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe diktatorit rus Vladimir Putin, i mbajtur në Vladivostok të Rusisë, në muajin shtator. Më 15 shtator, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se të dy liderët nuk kishin nënshkruar asnjë marrëveshje gjatë takimit të tyre në Vladivostok.