Koreja e Veriut vendosi të shpallë veten vend bërthamor dhe përmes një ligji të ri mbron zyrtarisht të drejtën për të ndërmarrë sulme bërthamore ndaj shteteve armike. Lideri suprem Kim Jong Un e dekretoi menjëherë ligjin që i jep vendit statusin bërthamor dhe ndalon në mënyrë direkte bisedimet për çarmatimin bërthamor. “Rëndësia kryesore e këtij legjislacioni është që të mos ketë pazare për armët tona bërthamore”, tha Kim në një fjalim.