Top News/ Koreja e Veriut, 12 mijë trupa në Ukrainë / Ushtarë dhe forca speciale në ndihmë të Rusisë
18/10/2024 15:19

Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka gjetur se Koreja e Veriut ia ka dërguar Rusisë 12.000 trupa, përfshirë forca speciale, për ta ndihmuar në luftë kundër Ukrainës, u raportua të premten. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut duke thënë se katër brigada të ushtarëve të Veriut janë nisur drejt Rusisë tashmë. Nëse konfirmohet, kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Koresë së Veriut në një luftë të huaj. Koreja e Veriut ka 1.2 milion ushtarë, pra një prej ushtrive më të mëdha në botë, por asaj i mungon përvoja në luftë të vërtetë. Shumë ekspertë e vënë në dyshim faktin nëse trupat e Koresë së Veriut mund ta ndihmojnë Rusinë, duke përmendur pajisjet e prapambetura të Veriut dhe mungesën e përvojës në fushëbeteja. Ekspertët gjithashtu thonë se Koresë së Veriut i është premtuar nga Rusia mbështetje sigurie në konfrontimet e ashpra me SHBA-në dhe Korenë e Jugut për shkak të avancimit të programit të saj bërthamor. Gjatë një takimi në Phenian në qershor, lideri koreanoverior Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin, nënshkruan një marrëveshje që parashikon ndihmë të ndërsjellë ushtarake nëse ndonjë nga vendet sulmohet. Të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Qeveria e tij kishte informacione se 10.000 trupa nga Koreja e Veriut po përgatiten për t’iu bashkuar forcave ruse që luftojnë kundër vendit të tij, duke paralajmëruar se përzierja e një shteti të tretë në luftë mund ta kthejë konfliktin në një "luftë botërore". Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca perëndimore "nuk ka prova se ushtarët koreanoveriorë janë të përfshirë në luftë. Por, ne dimë se Koreja e Veriut po mbështet Rusinë në shumë mënyra, si furnizime me armë, furnizime teknologjike, inovacione, për t'i mbështetur ata në përpjekjet e luftës. Dhe kjo është shumë shqetësuese" – tha ai.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02