Top News/ Koreja e Jugut, armatos Ukrainën / ’Hakmerret’ me Veriun pas dërgimit të trupave në Rusi
22/10/2024 15:03

Koreja e Jugut mund të konsiderojë furnizimin me armë të Ukrainës si pjesë e masave për të kundërshtuar lidhjet ushtarake mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, thanë zyrtarët të martën, pasi akuzuan Penianin për dërgimin e trupave për të luftuar për llogari të Rusisë në Ukrainë. Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut tha javën e kaluar se Koreja e Veriut kishte dërguar 1,500 trupa speciale në Lindjen e Largët të Rusisë për stërvitje në bazat ushtarake lokale, nga ku më pas mund të dislokohen në vijën e frontit në Ukrainë. Zyra e presidentit Yoon Suk Yeol tha se po merreshin masa diplomatike, ekonomike dhe ushtarake sipas skenarëve të ndryshëm të bashkëpunimit ushtarak midis Phenianit dhe Moskës, duke përfshirë edhe furnizimin e Ukrainës me armë nëse situata përshkallëzohej. "Ne do të konsideronim furnizimin me armë të Ukrainës, për qëllime mbrojtëse, dhe nëse situata përshkallëzohet akoma më tej nuk përjashtojmë edhe masa më radikale", tha presidenca. Seuli, i cili është shfaqur si një prodhues kryesor i armëve, ka qenë nën presion nga disa vende perëndimore dhe nga Kievi për t'i siguruar Ukrainës armë, por deri më tani është fokusuar në ndihmën jo-vdekjeprurëse duke përfshirë pajisjet e çminimit. Zyra e Presidentit Yoon kishte thënë se do të rishikonte mundësinë e dërgimit të armëve në Ukrainë pasi Koreja e Veriut dhe Rusia nënshkruan një traktat të ndërsjelltë të mbrojtjes në qershor.

Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17