Vazhdon fluksi I emigrantëve të jashtëligjshëm që hyjnë në territorin e vendit tonë nga kufiri me Greqinë. Policia e Korçës ka arrestuar tre shtetas shqiptarë që po transportonin kundrejt fitimit 31 emigrantë të paligjshëm Këto arrestime janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Perimetri’ për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.