Në qarkun Korçë reshjet pas mesnate kanë qenë në formën e dëborës. Grupet e punës të kontraktorëve me mjetet borëpastruese ishin në terren gjatë natës dhe vijojnë të punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në akset rrugore Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Maliq-Lozhan-Moglicë. Qarkullimi vijon normalisht dhe çdo aks po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.