Zëdhënësja e Partisë Demokratike zyrtare Mirela Karabina, ka denoncuar atë që e konsideron skandal në kopshtet e Bashkisë Kamëz. Sipas Karabinës, “Në shkelje hapur të ligjit dhe kodit të etikës, drejtoria e kopshtit i ka shpërndarë këtë listë (paçavure e turpshme) mjetesh didaktike prindërve që çojnë për herë të parë fëmijët 3 vjeçarë në kopsht.” Sipas saj, nëse “nëse nuk sjellin këto mjete në listë, mundësia tjetër është që prindi të paguaj 50 mijë lekë (të vjetra)”.