Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi kopshtin e ri në Njësinë 10 këtë të hënë që ka mirëpritur 180 vogëlush. Në total gjatë këtyre nëntë viteve, sipas Veliajt, në Tiranë janë hapur 109 çerdhe dhe kopshte. “Më vjen mirë që e çliruam këtë hapësirë dhe e ndërtuam nga e para. Për ne ky është kopshti ose çerdhja e 109-të që hapim në Tiranë. Për dikë mund të duket statistikë, por kur mendon që secila prej tyre është një vatër e madhe, që i ka sjellë një kontribut të jashtëzakonshëm komunitetit, jo vetëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve, por edhe për lehtësimin e prindërve, që ata t’i rikthehen karrierës, të sjellin një rrogë tjetër në shtëpi, është vërtet bekim”,